“Big Brother” ndryshon formatin: Jeni single dhe ëndërroni të gjeni dashurinë?

Mediale Vip

“Big Brother” ndryshon formatin: Jeni single dhe ëndërroni të gjeni dashurinë?

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 14:22
Arbana Osmani

Pas një viti mungesë, “Big Brother” do të rikthehet në fillim të vitit 2017, në edicionin e tij të nëntë.

Moderatorja Arbana Osmani do të rimarrë frenat e drejtimit të spektaklit më të ndjekur të ekraneve tona, i cili u prezantua nga Ledion Liço, pas shkëputjes së saj për sjelljen në jetë të djalit, Jon.

Ndonëse u fol se edicioni i ri do të realizohej me personazhe VIP në Shqipëri, produksioni i këtij formati ka menduar t’i qëndrojë besnik skemës së vjetër.

“Top Channel” ka bërë të ditur rinisjen e audicioneve në rrethe për përzgjedhjen e lojtarëve të edicionit të nëntë të “Big Brother”.

Një njoftim në faqen e “Top Channel” i jep spektaklit një orientim nga marrëdhëniet e dashurisë apo martesat, pasi fton personat e fejuar prej një muaji ose shumë vitesh, por edhe ata që kërkojnë dashurinë, t’i drejtohen audicionit.

Ky njoftim është perceptuar në rrjetet sociale si një spektakël që mund të shërbejë shumë mirë si “agjenci lidhjesh dashurie apo dhe martesash”.

Njoftimi i produksionit është ideuar në këtë mënyrë: “Jeni të fejuar prej 1 muaji apo prej shumë vitesh?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat