Ky mashkull i pashëm është i dashuri i ri i këngëtares së njohur

Mediale Vip

Ky mashkull i pashëm është i dashuri i ri i këngëtares së njohur

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 15:54
Sam Asghari

Sipas spekulimeve, të cilat qarkullojnë së fundi, Britney Spears ka nisur të shoqërohet me modelin simpatik Sam Asghari.

Sipas një burimi të afërt me Britney, këngëtarja është zhvendosur së bashku me Sam në një apartament në “Planet Hollywood’, në mënyrë që të jenë sa më pranë njëri-tjetrit gjatë kohës që ajo është në rezidencën e Las Vegas-it.

“Ata nuk ndahen për asnjë moment”, ka thënë një burim për “Life & Style Weekly”.

Stafi i “Planet Hollywood” e trajton atë si një mbret. Ai merr shërbim dhome, shërbime spa dhe ka shoferin e tij personal”.

Thashethemet, për një lidhje mes Britney dhe Sam, nisën të qarkullonin në fund të muajit nëntor pasi modeli postoi një foto në Instagram, ku dyshja ishte duke darkuar në një restorant sushi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat