Flamur Margataj ka këtë urim

Mediale Vip

Flamur Margataj ka këtë urim

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 23 dhjetor 2016 Në ora: 22:49
Flamur Margataj

Ai është një personazh i lakuar në këtë vit dhe mjaft i ri. Po flasim për Flamur Margataj i cili është pjesë kyçe e PDU-së në Diasporë. Ai ka këtë urim nga partia që përfaqëson: "Partia Demokratike e Unitetit (PDU), besimtarëve të krishterë iu uron Krishtlindjen!

PDU, të gjithë besimtarëve të krishterë, iu uron Krishtlindjen duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi, lumturi, paqe e begati. Festat fetare , gjithmonë kanë reflektuar solidaritet, mbështetje, tolerancë e mirëkuptim, andaj PDU, shprehë urimet më të sinqerta për këtë festë.

Partia Demkratike e Unitetit, uron që e gjithë bota mbarë të bashkojë forcat dhe të bëjë përpjekje maksimale për të krijuar stabilitet për njerëzit, duke ditur ngjarjet e fundit të vrasjeve të njerëzve të pafajshëm në Aleppo (Siri) e gjithashtu edhe rastet e fundit në Gjermani eTurqi.

Gëzuar edhe për shumë vjet Krishtlindjen

Të jetë kjo festë solidarizimi për njerëzimin".BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat