Morgan Freeman pi kanabis çdo ditë, kjo është arsyeja

Mediale Vip

Morgan Freeman pi kanabis çdo ditë, kjo është arsyeja

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 12:13
Morgan Freeman

Morgan Freeman është një aktor i njohur në botë. Përveç që ka luajtur në shumë filma, zëri i tij është përdorur edhe në shumë dokumentarë.

Freeman është i njohur gjithashtu edhe si aktivist për legalizimin e kanabisit, madje në një intervistë për The Guardian ai kishte thënë, “Kurrë mos hiqni dorë nga marijuana”.

Kjo deklaratë e bëri atë shumë të ndryshëm nga aktorët e tjerë. Pas kësaj, u bë e qartë se Freeman kënaqej me përdorimin e kanabisit dhe se gjithmonë e kishte bërë.

Duke folur në Daily Beast për një film të ardhshëm, tema ndryshoi dhe debati u kthye kah kanabisi. Në të, Freeman flet për vlerësimin ndaj kanabisit si dhe lëvizjet për ta legalizuar atë.

Kjo është ajo çfarë ai kishte thënë në Daily Beast: “Gruaja ime më futi në këtë shumë vite më parë. Si e marr atë? Sido që të vjen! E ha atë, e pi atë dhe e tymosi atë!”.

“Marijuana ka shumë dobi”, thotë ai. “Unë kam dhimbje muskloskeletale në krah dhe e vetmja që më ofron lehtësim është marijuana. Po flasin për fëmijë që kanë probleme të formësimit, dhe tash e kanë zbuluar se marijuana ju ndihmon këtyre fëmijëve të kenë një jetë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat