16 vjeçarja që po merr vëmendjen e të gjithëve

Mediale Vip

16 vjeçarja që po merr vëmendjen e të gjithëve

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 21:04
Donald Trump dhe Jackie Evancho

Jackie Evancho do të këndojë himnin kombëtar gjatë betimit të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Pasi u refuzua nga këngëtarë të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, Trump më në fund ka gjetur zërin që do ta shoqërojë teksa do marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Në 20 janar, kur miliarderi do të bëhet zyrtarisht President i SHBA, do të jetë Jackie Evancho ajo që do të këndojë himnin kombëtar.

Këngëtarja kishte marrë shumë kritika, por ajo thotë që nuk i dëgjon ato dhe nuk i interesojnë, por kishte edhe anën pozitive ku disa fansa e mbështetën duke dëgjuar më shumë muzikën e saj ku kjo i ndihmon këngëtares shumë, transmeton KosovaPress.

Ajo u bë e famshme pasi u rendit e dyta në vitin 2010, në programin televiziv America’s Got Talent. Këngëtarja është vetëm 16 vjeçe dhe ka marrë përsipër një detyrë shumë të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat