Gratë e bukura të politikanëve të Kosovës

Mediale Vip

Gratë e bukura të politikanëve të Kosovës

Nga: Diana Bunjaku Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 22:36
Djathtas, Lola Haradinaj, Lartë: Albini me bashkëshorten, Poshtë: Saip Muja me bashkëshorten

Këto janë disa prej bashkëshortëve e politikanëve dhe deputetëve të Kosovë, ku secila prej tyre siç shihet edhe në foto ka diçka të veçantë në vete. Shumë prej tyre i kemi pasur rastin t'i shohim edhe përmes ekranit, e shumë prej tyre nuk i kemi njohur pasi ishin vetë politikanët ata të cilët kanë dashur që jetën e tyre familjare ta mbajnë larg mediave dhe fotografive. Megjithatë këto gra të cilat do ti prezantojmë, janë ato të cilat edhe përkundër punëve tjera familjare që kanë, vazhdojnë ti përkrahin dhe ti shoqërojnë bashkëshortet e tyre, madje jo vetëm në jetën private e në ahengje të ndryshme, por  edhe në ndeja apo fushata politike. /Bota sot

Lola, bashkëshortja e Daut Haradinaj

Image

Bashkëshortja e Daut Haradinajt, njihet si një grua mjaft e bukur dhe tejet atraktive. Atë e quajnë Flora edhe pse shumica e njohin si Lola. Bashkëshortja e deputetit Daut Haradinaj, në shumicën e fotografive të saj në "Instagram" kanë marrë pëlqime të shumta, dhe në të shumtën e fotografive  ajo duket shumë elegante. Përndryshe Flora është motra e prezantues së RTK-së Anita Muçaj. 

Gruaja që i rrëmbeu zemrën liderit të VV -së, Albin Kurti

Image

Gruaja që i rrëmbeu zemrën Liderit të VV -së, Albin Kurti Edhe pse disa herë është spekuluar për ndarjen e e tyre, Rita K. Augestad-Knudsen, bashkëshortja norvegjeze e Albin Kurtit jeton një jetë të lumtur me të. Nga kurorëzimi i dashurisë ata së bashku kanë një vajzë të vogël me emrin Lea. Kurti ka lidhur kurorë me Ritën në vitin 2015 dhe siç duket martesa e Kurtit me një të huaj atëkohë ngjalli reagime, pasi Kurti prej kohësh trumbenton egocentrizmin etnik shqiptar dhe nga ana tjetër ishte martuar me një norvegjeze. Fakti se një liderq politik që trumbetoi me vite idetë me prirje etnocentrike zgjodhi një norvegjeze për grua nuk kaloi lehtë, edhe pse Kurti disa herë kishte theksuar se dashuria dhe njeriu nuk shikohen si mallra. 

Anita bashkëshortja e bukur e deputetit Shaip Muja

Image

Në shikim të parë do të mendonit se mund të jetë vajzë e re, studente, por në fakt, ajo është Anita bashkëshortja e re e deputetit Shaip Muja. Ndryshe, Shaipi dhe Anita ka kohë që janë të martuar dhe kanë dy djem. Derisa prindërit vijnë nga fusha e mjekësisë, djemtë e tyre merren me sport. Deri vonë Muja ka qenë pjesë grupit parlamentar të PDK-së, por tash ai është deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat