Zbulohet arsyeja se përse Middleton mban gjithmonë një çantë dore

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja se përse Middleton mban gjithmonë një çantë dore

Më: 6 janar 2017 Në ora: 20:57
Kate Middleton

Të gjithë kemi menduar se çanta që mban në dorë dukesha Kate Middleton është pjesë e veshjeve të saj.

Por mesa duket jo gjithmonë ka këtë funksion. Sipas burimeve për “Mail Online” Kate mban gjithmonë çantë të vogël në trajtë portofoli në mënyrë që ajo të shmangë disa takime me personat që ajo nuk dëshiron ose nuk është e nevojshme t`i takojë.

Sipas protokollit nuk është e nevojshme t’u zgjasësh dorën anëtarëve të familjeve mbretërore ose personave që janë bërë pjesë e tyre nëse ata nuk u zgjasin dorën më parë. Dhe mesa duket dukesha e Cambridge  ka zgjidhur në formë më të lehtë për të shmangur takimet e shumta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat