Ja çfarë ka thënë Donald Trump për Meryl Streep në një intervistë në vitin 2015

Mediale Vip

Ja çfarë ka thënë Donald Trump për Meryl Streep në një intervistë në vitin 2015

Më: 10 janar 2017 Në ora: 10:37
Presidenti amerikan Donald Trump dhe aktorja Meryl Streep

Donald Trump, iu kundërpërgjigj aktores Meryl Streep, pasi që ajo publikisht e kritikoi para miliona njerëzve në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Golden Globe.

Përmes një postimi në Twitter presidenti e quajti Meryl Streep, si një aktore të “mbivlerësuar”. Por ai nuk ka pasur gjithmonë këtë mendim Streep.

Në vitin 2015 në një intervistë për Hollywood Reporter, Trump ka thënë se Streep është një aktore e shkëlqyer dhe më të suksesshmen në Hollywood.

“Julia Roberts dhe shumë të tjerë janë të tmerrshëm. Meryl Sterep është e shkëlqyer, ajo është gjithashtu edhe njeri i mirë”, ka thënë Trump në vitin 2015.

Në një fjalim shpërthyes që zgjati rreth 6-të minuta të dielën mbrëma, Streep nuk i kurseu aspak kritikat për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se mos-respekti që ai jep, ndjellë mosrespekt dhe dhuna inicion dhune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat