Madonna godet keq Trumpin: Më mirë të shikosh një film horror, se sa ty President

Mediale Vip

Madonna godet keq Trumpin: Më mirë të shikosh një film horror, se sa ty President

Nga: A.Zh Më: 11 janar 2017 Në ora: 10:06
Madonna, Donald Trump

Madonna ka thënë se zgjedhja e Donald Trump për president të SHBA-së ka qenë si “të shohësh një film horror”.

Duke folur për revistën e njohur “Harper’s Bazzar”, ylli ka thënë se është lutur shumë madje edhe ia ofroi jetën e saj Perëndisë përgjithmonë, duke i kërkuar që Donald Trump të mos zgjidhet president, përcjell Bota sot.

“Ai moment kur u zgjodh Trump për president ishte si të shikosh një film horror”, është shprehur këngëtarja.

Këngëtarja 58-vjeçare ka thënë se shumë artistë e kanë përkrahur demokraten Hillary Clinton, por për shkak tëe frikës së humbjes së ndjekësve në rrjetet sociale, nuk e kanë shprehur këtë publikisht./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat