Denzel Washington ia mbyll gojën Meryl Streep për Trumpin

Mediale Vip

Denzel Washington ia mbyll gojën Meryl Streep për Trumpin

Më: 12 janar 2017 Në ora: 07:58
Denzel Washington

Elita e Hollivudit u mblodh së bashku për të goditur dhe qortuar amerikanët për zgjedhjen e Donald Trump. Megjithatë legjenda Denzel Washington ka patur një dozë të fortë realizmi kundrejt kolegëve të tij.

Njerëz si Meryl Streep apo Jimmy Fallon pëlqejnë që ta shohin veten si kulmet e shoqërisë, por Washington thotë se ata e kanë gabim. Është shumica e amerikanëve që e bëjnë Amerikën të madhe.

Është e njëjta shumicë e amerikanëve që votuan për Donald Trump, pasi ata ishin lodhur me sjelljen elitist të njerëzve si Barack Obama, Hillary Clinton, Meryl Streep etj. Në një tryezë të rrumbullakët diskutimi mes aktorësh, Washington i tha kolegëve të tij se duhej t’u zbrisnin kuajve.

“…njerëzit thonë: ‘Oh, sa vështirë është të xhirosh një film’. Kur i dëgjoj, u them, se të dërgosh një djalë në Irak, kjo është e vështirë. Tjetra është vetëm një film. Është kënaqësi. Unë nuk luaj me atë absurditet të çmuar”.

Në vend që të mendojnë se kanë të drejtë t’u thonë amerikanëve se ç’duhet të bëjnë, Washington u thotë miqve të tij aktorë se duhet të ulen në gjunjë duke falenderuar amerikanët që po u japin shancin që të bëjnë atë që ata bëjnë.

“Të xhirosh një film është luks”,-thotë ai. “Është një mundësi dhe çfarë është më e rëndësishme, është një dhuratë. Është e qartë se çdokush këtu është aq i talentuar sat ë bëjë një gjë të tillë por të mos i shtrembërojmë gjërat. Është vetëm një film. Nuk është ndonjë gjë e madhe”

Më në fund diçka e vërtetë nga Hollivudi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat