Nicole Kidman ka një mesazh për kundërshtarët e Donald Trumpit

Mediale Vip

Nicole Kidman ka një mesazh për kundërshtarët e Donald Trumpit

Më: 13 janar 2017 Në ora: 08:43
Nicole Kidman dhe Donald Trump

Nicole Kidman ka një mesazh për të gjithë ata që akoma vazhdojnë ta kundërshtojnë presidentin e ri të Amerikës, Donald Trump.

Kidman që është australiane dhe ka dy shtetësi, si atë të Australisë, ashtu edhe atë të Amerikës u ka thënë të gjithë atyre që akoma vazhdojnë kundërshtitë e tyre, ta tejkalojnë fitoren e habitshme të Trump.

“Unë them, se ai tashmë është zgjedhur, dhe ne si shtet duhet ta mbështësim atë, ose kushdo që do të ishte president, sepse kështu është i bazuar një shtet”, ka thënë Kidman në një intervistë për BBC-në.

Nëna e katër fëmijëve ka pranuar se ajo është zakonisht e heshtur në lidhje me pikëpamjet e saj politike.

“Unë jam gjithmonë e rezervuar për të filluar komentimet politike, unë kurrë nuk e kam bërë këtë as në Australi, as në Amerikë”, ka vazhduar tutje aktorja e njohur.

Kidman ka thënë se është duke folur tani, sepse zgjedhjet për të parin e shtetit kanë përfunduar dhe rezultatet tashmë ka kohë që janë shpallur.

“Çfarëdo që ka ndodhur, tashmë ka ndodhur. Ai është aty dhe ju duhet ta pranoni këtë fakt”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat