Zanfina e rrethuar me dashuri

Mediale Vip

Zanfina e rrethuar me dashuri

Më: 17 janar 2017 Në ora: 18:39
Zanfina Ismaili

Zanfina Ismaili e ka nisur me qetësi muajin e parë të vitit 2017 duke përmbyllur, siç thoshte ajo, vitin më të tmerrshëm të jetës së saj.

Tani këngëtarja i është përkushtuar jetës së saj dhe projekteve të reja në karrierë.

Ismaili preferon që shumicën e kohë ta shpenzojë edhe në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here me fansat çaste të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq një dhuratë speciale që ka marrë së fundmi, e që ishte një balonë me mbishkrimin e “Të dua”.

Këngëtarja nuk ka zbuluar personin që i ka dhuruar këtë balonë, nëse ka qenë dikush i veçantë apo ndonjë nga familjarët e saj, megjithatë me anë të kësaj ka treguar se është e rrethuar me shumë dashuri dhe njerëz që mendojnë për të.

“M” mbetet përndryshe projekti i saj i fundit në muzikë, këngë e thellë dhe me vlera, e cila u pëlqye dhe u mirëprit shumë nga publiku. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat