Modelja shqiptare e ftuar në darkën speciale të Trump-it

Mediale Vip

Modelja shqiptare e ftuar në darkën speciale të Trump-it

Më: 18 janar 2017 Në ora: 10:09
Emina Cunmulaj, modelja me origjinë shqiptare

Emina Cunmulaj, modelja me origjinë shqiptare e cila jeton në SHBA, mbrëmë ka qenë e privilegjuar të marr pjesë  në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik.

Ka qenë vetë modelja e cila ka ndarë disa nga momentet e kësaj mbrëmje në profilin e saj Instagram.

Ndërsa ajo që bie më shumë në sy në këto fotografi, është paraqitja e 32 vjeçares mjaft në formë. Kujtojmë që Emina ka vetëm pak muaj që ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat