Edhe modelja shqiptare në inaugurimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së

Mediale Vip

Edhe modelja shqiptare në inaugurimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së

Më: 20 janar 2017 Në ora: 14:14
Emina Çunmulaj me bashkëshortin Sam Nazarian

Donald Trumpit i kanë mbetur edhe disa orë deri sa të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e inaugurimit do të jenë shumë personalitete botërore dhe artistë të ndryshëm.

Mesin e tyre pritet të jetë edhe modelja shqiptare, Emina Cunmulaj, e cila ishte prezente në koncertin e mbrëmshëm të para inaugurimit të miliarderit si president i Amerikës.

Theksojmë se bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Sam Nazarian, është një miqve të shumtë të Trumpit.

Ndryshe, edhe Bleona Qereti është ftuar në balon e parë presidenciale, ku pritet të vallëzojnë Trump dhe bashkëshortja Melania nën ritmet e këngës së Frank Sinatrës, ‘My Way’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat