McConaughey për Trump: Le t’i bëjmë këto katër vite të mrekullueshme

Mediale Vip

McConaughey për Trump: Le t’i bëjmë këto katër vite të mrekullueshme

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:48
Matthew McConaughey

Fituesi i çmimit Oscar, Matthew McConaughey, ka folur për inaugurimin e Donald Trump si President i SHBA-së përderisa ai vet po qëndron në Londër për promovimin e dy filmave të fundit.

Ai ka thënë se shumë amerikanë duket se e mohojnë fitoren e Trump në zgjedhjet elektorale.

“Nuk do të jem në Amerikë për inaugurim. Besoj që ky është një prej inaugurimeve më dinamike që kemi pasur. Amerikanët votuan për të dhe duhet të ballafaqohemi me këtë. Është koha që ta shikojmë njëri – tjetrin në sy, ta inkurajojmë dhe le t’i bëjmë këto katër vite të mrekullueshme”, ka thënë McConaughey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat