Aktorja e njohur turke bie në dashuri gjatë xhirimeve të një filmi

Mediale Vip

Aktorja e njohur turke bie në dashuri gjatë xhirimeve të një filmi

Më: 26 janar 2017 Në ora: 08:08
Aktorja turke Farah Zeynep Abdullah

Aktorja e famshme turke, Farah Zeynep Abdullah, është dashuruar me aktorin Caner Cindoruk gjatë xhirimeve të serialit  “Shekulli i Mrekullueshëm, Kosem”.

Farah Zeynep Abdullah njihet në Shqipëri për rolin e Suras në serialin “Kurt Seit dhe Sura” të transmetuar në Televizionin Klan.

Ky duket të jetë çifti i fundit që i shtohet listës së aktorëve të dashuruar gjatë xhirimeve.

Image
Çifti i fundit që i shtohet listës së aktorëve të dashuruar gjatë xhirimeve

Në serialin e ri “Kosem”, Farah Zeynep Abdullah luan rolin e Princeshës Farya, ndërsa Caner Cindoruk luan rolin e Mustafa Pashasë.

“Hurriyet” raporton se dy aktorët e njohur janë në një lidhje dashurie prej një muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat