Pasioni kapërcen hekurat e qelisë – Alban Skënderaj ‘thyen rregullat’

Mediale Vip

Pasioni kapërcen hekurat e qelisë – Alban Skënderaj ‘thyen rregullat’

Më: 28 janar 2017 Në ora: 13:01
Alban Skënderaj

Dje në mbrëmje ka startuar “The Voice”, sezoni i gjashtë i këtij kompeticioni muzikor. Mes shumë historive të prezantuara dje dhe zërave të mirë, Fatbardha frymëzoi dyfish.
Ajo u paraqit direkt nga qelia e burgut ku vuante dënimin, për të ndjekur ëndrrën. Përmes një kënge të Albërije Hadërgjonajt bëri një performancë dinjitoze, pavarësisht se nuk mundi të kthente asnjë prej karrigeve të trajnerëve.
Siç njoftohet në profilin zyrtar të “The Voice”, Albani tejkaloi rregullat për t`i dhënë një mesazh asaj. Me siguri artisti me zemër e fjalë të mëdha ka gjetur të duhurat për Fatbardhën.

Postimi i “The Voice”:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat