Elizabeth Taylor: 9 gjëra që duhet t’i dimë për dashurinë

Mediale Vip

Elizabeth Taylor: 9 gjëra që duhet t’i dimë për dashurinë

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 09:01
Elizabeth Taylor

E mrekulleshmja Elizabeth Taylor përkrah filmave të adhuruar që ka lënë pas vetes, ajo gjithashtu ka lënë edhe disa leksione për dashurinë në të cilat duhet të bazohet secila femër.

Është e vërtetë se ajo ka qenë e martuar 8 herë, por një gjë mund të thuhet: ajo ka ditur si të jetojë dhe si të dashurojë.

Falë shpirtit të saj të pandalshëm, ajo ka pasur një të kaluar të pasur dashurie, ndërsa këtu i kemi rradhitur leksionet e dashurisë të cilat mund të mësohen prej saj:

1.Luani sipas rregullave tuaja dhe mos e neglizhoni rrethin ku jetoni

“Qëllimi im nuk është të jem një shtëpiake e thjeshtë, e as që do të mund të jem ndonjëherë” – ka thënë Taylor, dhe ka pasur të drejtë, sepse ajo ka qenë gjithçka përveç një grua e thjeshtë.

Përderisa moshataret e saj janë përpjekur ta ndërtojnë jetën familjare, ajo ka luftuar për realizimin e ambicieve të saj.

2.Martohuni me atë që mendon se jeni dhuratë nga Zoti

Burri i saj i pestë, Richard Barton, ka shkruar për të: “Ajo është e kujdesur dhe shpirtmirë, nuk është lodra e dikujt, është një aktore e shkëlqyer dhe më e bukur nga që mund të mendohet. Mund të bëhet arogante dhe kokëfortë, por është e butë dhe e mirë. Ajo i toleron të gjitha mangësitë e mia. Ajo më dashuron…”

3.Asnjëherë mos i rrëmbe burrat e shoqeve tua, e nëse ndonjëherë e bëni këtë përpiquni t’i përmirësoni marrëdhënet

Të gjithë do të kishin menduar se marrëdhënia mes Elizabeth Taylor dhe Debi Raynolds do të kishte qenë i çuditshëm, sidomos për atë se Edi Fisher e ka lënë të dytën për të parën, por ato deri në vdekje kanë qëndruar të afërta me njëra-tjetrën.

4.Diamanti nuk refuzohet

Taylor në një zënkë me Barton ka marrë nga ai një diamant në shenjë të pajtimit. Do të kishte qenë jo e këndshme sikur ta kishte refuzuar, apo jo?

5.Nëse nuk të don, vazhdo me jetën tënde

“Kur arrijnë një moshë të caktuar, duket se disa burra frikësohen nga pjekuria e prandaj zgjedhin femra më të reja” –ka thënë Taylor.

Leksioni që mund ta mësojmë prej saj është se nëse ndonjë mashkull nuk ju don dhe nuk ju pranon ashtu siç jeni, atëherë do të ishte më mirë të jeni pa të.

6.Zënka janë të pritura

Keqkuptimet janë pjesë e një lidhjeje. Taylor dhe Barton kanë qenë të mësuar që të zihen shpesh dhe çdoherë kur kanë rezervuar një dhomë në hotel, ata poashtu kanë rezervuar edhe një dhomë pas tyre që askush të mos i dëgjojë zënkat.

7.Kërkojeni të vërtetin

“Jam e përkushtuar ndaj martesës, prandaj edhe jam martuar tetë herë” –ka thënë ajo në një situatë.

8.Mos e nënvlerësoni pasionin

“Me jetën time menaxhojnë pasionet” – ka thënë Taylor.

9.Mos qani për lidhjen e dështuar

“Merrni ndonjë pije, buzëkuq dhe mblidheni veten” – kjo është këshilla e famshme të cilën ua ka dhënë Taylor vajzave të saja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat