Iva Aliko: Dashnori im deputet i PDK-së, atë e tradhton gruaja

Mediale Vip

Iva Aliko: Dashnori im deputet i PDK-së, atë e tradhton gruaja

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 16:21
Iva Aliko

Sa i përket lidhjes me deputetin nga Kosova, Iva Aliko, është shprehur se nuk dëshiron të takojë bashkëshorten e tij.

Ajo ka thënë se bashkëshortja e deputetit nuk e ka pritur mirë lidhjen e tyre ndonëse ajo gjithashtu ka një lidhje të jashtëligjshme. E pyetur nga Çani nëse kjo lidhje mes tyre ndikon në përmirësimin e martesës së deputetit, Aliko ka theksuar që jo.

Më pas Çani e ka pyetur se përse nuk bëhen miq mes tyre, duke qenë që të gjithë i dinë të gjitha, madje diçka e tillë është edhe eksituese.

“Ka dhe gjëra të fshehta në këtë mes, megjithatë nuk e ke keq Çani, mund të jetë eksituese”,- është shprehur Aliko.

Iva Aliko është shprehur se i dashuri i saj është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjatë intervistës Aliko u shpreh se, “i dashuri i saj është deputet i PDK-së”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat