Hugh Jackmanit i kthehet kanceri

Mediale Vip

Hugh Jackmanit i kthehet kanceri

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 15:03
Aktori australian, Hugh Jackman

Aktori australian, Hugh Jackman, ka bërë të ditur se sërish po vuan nga kanceri në lëkurë.

Ylli hollivudian ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale nga spitali ku po qëndron, për të njoftuar se i është kthyer kanceri.

“Një tjetër karcinomë e qelizave bazale (të lëkurës). Falë kontrollimeve të vazhdueshme të trupit dhe mjekëve fantastikë, gjithçka është mirë”.

“Duket më keq sesa është. Betohem! Vendosni krem kundër diellit”, ka shkruar Jackman pranë fotografisë së publikuar.

Ylli hollivudian po vuan nga kanceri që nga viti 2013, ndërsa është mjekuar së paku katër herë për sëmundjen vdekjeprurëse. Sidoqoftë, duket se terapia nuk ka arritur t’i eliminojë të gjitha qelizat kanceroze.

Ndryshe, ai do të paraqitet sërish në vazhdimin e radhës të “X-Man”, i cili është caktuar të fillojë shfaqjen në muajin mars.

Po ashtu, ai luan edhe në mjuziklin biografik “The Greatest Showman on Earth” që pritet të dalë nëpër kinema kah fundi i këtij viti. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat