Marc Anthony prezanton të dashurën 27 vite më të re

Mediale Vip

Marc Anthony prezanton të dashurën 27 vite më të re

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:15
Marc Anthony

Marc Anthony duket se nuk e harxhon kohën kot, teksa është parë në shoqërinë e një modeleje 21-vjeçare.

Sipas raportimit ekskluziv të TMZ, këngëtari 48-vjeçar në fakt është lidhur me Mariana Downing, modelen e Wilhelmina Miami disa muaj para se të ndahej nga bashkëshortja e tij.

Ata janë takuar në një festë, dhe dëshmitarët thonë se ajo ra menjëherë në sy të Anthony, dhe shkëmbyen numrat e telefonit.

Ai ka telefonuar Marianën ditën tjetër dhe që atëherë ata janë bashkë. Ajo ka udhëtuar me të në spektaklet e tij, dhe kanë kaluar pushimet bashkë në Karaibe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat