Angelina Jolie: Dashuria për Brad Pitt iu kthye në urrejtje

Mediale Vip

Angelina Jolie: Dashuria për Brad Pitt iu kthye në urrejtje

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 08:10
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Angelina Jolie nisi procedurat për tu divorcuar nga ylli më i madh i Hollywood Brad Pitt, 6 muaj më parë, dhe ajo ende nuk e ka marr veten nga kjo.

Një person i afërt me 41-vjecaren shprehet se e gjithë dashuria që Jolie ka ndjerë për babain e 6 fëmijëve të saj ka marr një kthesë shumë të frikshme.

Të paktën kështu e cilësojnë miqtë e Angelinës që po përpiqen ta bëjnë të arsyetojë dhe mos ketë kaq negativitet brenda vetes.

Për herë të parë që pas divorcit Angelina është shfaqur në premierën e parë të një filmi, po flaism për “First They Killed My Father”. Atyre që e njohin shumë mirë aktoren u ka bërë shumë përshtypje qëndrimi i Jolie, që duhet thënë se ishte shumë larg atij të dikurshmit.

Angelina ishte shumë e mërzitur dhe në sytë e saj dallohej qartë gjithë ndjenja negative që kishte pushtuar zemrën e aktores.

Burimi i lartpërmendur u shpreh: “Ajo është shumë e mërzitur. Është një çmenduri. E gjithë ajo dashuri e pabesueshme dhe passion që kanë patur ka ndryshuar  180 gradë dhe është kthyer në nervozizëm dhe urrjejtje. Miqtë e Angelinës po i kërkojnë asaj me urgjencë që të vijë në vete por ajo thjesht nuk mundet. Gjithë ky negativitet po e ha atë të gjallë. Angelina është e vendosur që nga gjithë kjo luftë mes saj dhe Brad ajo të dal e fituara, pavarësisht se cfarë do ti kushtojë asaj.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat