Brit Awards sonte shënon edicionin e 37-të në Londër

Mediale Vip

Brit Awards sonte shënon edicionin e 37-të në Londër

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 23:41
Brit Awards

Në Londër edhe këtë vit si çdo vit tjetër do të mbahet “Brit Awards”. British Phonographic Industry do të mbahet sonte dhe shënon edicionin e 37-të. Në këtë edicion do të jenë 12 kategori si, Kënga më e mirë Britanike, Bendi më I mirë, Video më e mirë dhe disa kategori të tjera.

Sipas disa burimeve në këtë mbrëmje do të ketë shumë emra të njohur si Katry Perry, Ed Sheeran, Bruno Mars, Robbie Williams e shumë të tjerë. Robbie Williams ka më së shumti trofe në Brit-s dhe do të nderohet me titullin “Ikona Britanike”.

Gjithashtu vitin e kaluar ka pas zëra që artistët me ngjyrë do të bojkotojnë këtë event, pasi që nuk ishin të nominuar në asnjë kategori. Këtë vit ka emra të artistëve me ngjyrë që janë të nominuar si, Kano, Skepta, Michael Kiëanuka dhe Craig David.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat