Nuancat “rozë” të sportit

Mediale Vip

Nuancat “rozë” të sportit

Më: 1 mars 2017 Në ora: 17:28
Chris Urena

Chris Urena është një modele nga Republika Domenikane, që po zë gjithjë e më shumë hapësira në klipet e “Sport Illustrated”, në promovimin e kostumeve të banjos. Këtë radhë, 25-vjecarja e rritur në fushat e tenisit ka preferuar një vend ekzotik si Santa Lucia në Karaibe për realizimin e një tjetër klipi të mrekullueshëm, të pëlqyer kaq shumë nga fansat e revistës së njohur amerikane.

Neymar Junior nuk do të mund të jetë i pranishëm në festën e ditëlindjes së motrës së tij, Rafaella Santos, që mbush 21 vite më 11 mars. Impenjimet me Barcelonën nuk ia lejojnë qoftë një udhëtim të shpejtë në vendilindjen e tij, edhe pse sezonet e fundit gjithmonë ka arritur të marrë leje nga klubi. Më 8 mars blaugranat do të tentojnë të bëjnë mrekullinë ndaj PSG në ndeshjen e kthimit të Championsit, ndërsa më 12 mars do të luajnë në transfertë me Deportivo La Corunan. Rafaella me siguri do ta kuptojë këtë vendim të klubit katalan.

Futbolli Amerikan është sporti më i ndjekur në Shtetet e Bashkuara dhe si i tillë tërheq vëmendjen e bukurosheve të modës. Po flasim për bashkëshorten e  Orlando Scamdrick, lojtarit të Dallas Cowboys, që gjithmonë del në skenë kur luan skuadra e saj e zemrës. Draya Michelle përvecse dizenjon modelet e fundit, merret edhe me aktrim, por popullariteti i saj i rrit falë lidhjes me Scamdrick.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat