Zbulohet i dashuri i Jennifer Lopez! E pabesueshme, çifti ka 4 muaj bashkë dhe askush nuk dinte gje

Mediale Vip

Zbulohet i dashuri i Jennifer Lopez! E pabesueshme, çifti ka 4 muaj bashkë dhe askush nuk dinte gje

Më: 9 mars 2017 Në ora: 18:27
Jennifer Lope

Kjo po që ishte e papritur! Dy nga njerëzit për të cilët askujt nuk i shkonte në mendje se mund të lidheshin, sapo janë bërë çift!

Sipas Page Six, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë dyshja më e re e Hollywood-it. Një burim pranë këngëtares ka treguar se të dy personazhet që vinë nga bota latine kanë disa kohë që dalin, por e kanë mbajtur të fshehtë këtë gjë.

“Ata janë në një marrëdhënie që prej 4 muajsh, madje këtë javë ishin bashkë në Los Angeles”, ka thënë për Page Six një i afërm i çiftit.

Pas ndarjes nga Drake, ende pa u marrë vesh nga të gjithë, JLo këtë herë i ka hedhur grepat në botën e sportit. Për më tepër që Rodriguez është dhe ish-i dashuri i Madonna-s, ashtu si Drake ishte ish-i dashuri i Rihanna-s. Përfundimisht, nuk e dimë se çfarë nuk shkon me këtë vajzë!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat