Zaimina e ka vetëm një të dashur dhe me atë është e fejuar

Mediale Vip

Zaimina e ka vetëm një të dashur dhe me atë është e fejuar

Më: 15 mars 2017 Në ora: 13:14
Zaimina Vasjari

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka një muaj që është fejuar, por përpos unazës e lokacionit gjithçka tjetër mbeti e pazbuluar.

Por me kë është fejuar bukuroshja?!

Kjo është pyetja që ka qarkulluar në të gjithat mediat pasi jo shumë kohë më parë u përmend ndarja e saj nga i dashuri për shumë viteve.

Mirëpo, tani në një intervistë për INTV, Vasjari ka treguar që “nuk kam një të dashur të ri”. Është pikërisht i dashuri me të cilin është shumë vite bashkë.

Edhe pse u fejua, Zaimina shtoi se “nuk ka akoma një datë të martesës”.

Ndryshe, këngëtarja kohë më parë ka qëndruar në ishujt Maldive teksa ka zbuluar se pozat joshëse i ka bërë i dashuri i këngëtares.

Theksojmë se Zai kohët e fundit është duke u marrë me biznesin e hapur në Tiranë të veshjeve për femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat