Trump kërkon burgosjen e Snoop Dogg për shkak të spotit

Mediale Vip

Trump kërkon burgosjen e Snoop Dogg për shkak të spotit

Më: 15 mars 2017 Në ora: 16:35
Donald Trump dhe Snoop Dogg

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi të mërkurën se reperi Snoop Dogg duhet të arrestohet për shkak të spotit muzikor në të cilën shtie në kokën e personazhit, e cila ngjason me presidentin e SHBA-ve.

“A mund të mendoni se si do të ishte përçartja sikur Snoop Dogg, me karrierë të dështuar dhe të gjitha, do të merrte në nishan dhe të shtinte në presidentin Barack Obama? Koha është për burg”, shkruan Trump na Twitter. Në sportin kontestues, reperi Snoop Dogg drejton një revole lodër në kokën e klounit me fytyrë të Trump pas të cilës paraqitet mbishkrimi “bang”.

Avokati i Trump, Michael Koen tha për TMZ se është i shokuar dhe se reperi duhet t’i kërkojë falje presidentit amerikan.

Snoop Dogg për “Bilbord” tha se nuk ka pasur për qëllim që të krijojë video-spotin kontrovers, por se “ka ndierë se diçka po mungon”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat