Pamela reagon keq kur i tregojnë foton e saj nga ditët shkollore

Mediale Vip

Pamela reagon keq kur i tregojnë foton e saj nga ditët shkollore

Më: 25 mars 2017 Në ora: 16:22
Aktorja e njohur, Pamela Anderson

Aktorja e njohur, Pamela Anderson ka marrë pjesë në emisionin “Celebritiy Juice”.

Ky ishte dashur të jetë edhe një edicion i emisionit me personalitete të njohura, por Pamela e famshme ndërpreu xhirimin. Kur i treguan asaj një fotografi më të vjetër nga ditët shkollore, ajo u zemërua aq shumë sa që braktisi studion.

“Papritmas mori xhaketën e saj dhe u nis shpejt për në shtëpi”, ka treguar udhëheqësi i emisionit Keith Lemon, shkruan “The Sun”.

Në fakt, Pamela ishte hidhëruar pasi që i ishin treguar fotografi, të cilat asaj nuk i kishin pëlqyer në të kaluarën. Bëhet fjalë për foton nga ditët shkollore në të cilat Pamela duket pothuajse e panjohur.

“Nuk më vjen mirë që keni treguar këtë, të gjitha fotot e mia janë nën autorizimin tim, nuk jam e lumtur që e keni treguar këtë”, i ka thënë Pamela njërit nga producentët.

Keith ka porositur se shpreson që me Pamelën do të takohen për të zgjidhur gjithë situatën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat