Damiano gjen dashurinë në 'Big Brother'...dhe zgjedh ta humbë!

Mediale Vip

Damiano gjen dashurinë në 'Big Brother'...dhe zgjedh ta humbë!

Më: 2 prill 2017 Në ora: 23:44
Damiano

Damiano i ka fare të qarta rregullat e lojës, për të vijuar më tej qëndrimin e tij në shtëpinë e Big Brother ai duhet të formojë një çift me një nga vajzat beqare të shtëpisë.

Për të disatën herë ai ka shprehur hapur pëlqimin që ka për Xhenin, madje kësaj të fundit ia ka thënë edhe në sy.

Por që të formojë një çift me Xhenin, ai e shikon thuajse të pamundur pasi siç i thotë ai “Ti ke rënë në dashuri me muskujt e Benardit”.

“Do të doja që ta vijoja lojën me ty, por jam i detyruar që ta bëj me dikë tjetër”, thotë Damiano, pa dhënë emër, por që sqaron se edhe vajza tjetër i pëlqen, por jo aq sa Xheni.

Kjo e fundit i thotë se nuk është i dashuruar me Benardin, por nuk e mohon që ka një farë pëlqimi me të.

Gjithsesi Damiano nuk i ka të kursyera këshillat për vajzën e rritur në Itali, të cilës i këshillon të ruhet nga Armela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat