Flori lidhet me mikeshën e Elvana Gjatës, detajet e bashkëjetesës sekrete me moderatoren

Mediale Vip

Flori lidhet me mikeshën e Elvana Gjatës, detajet e bashkëjetesës sekrete me moderatoren

Më: 8 prill 2017 Në ora: 11:48
Liberta Spahiu dhe Flori Mumajesi

Deri tani kemi ditur se Liberta Spahiu ishte një nga mikeshat e ngushta të Elvana Gjatës, ish-partneres në muzikë dhe jetë sentimentale të kantautorit, Flori Mumajesit. Dhe vetëm pak muaj pas ndarjes së Florit nga Elvana, ngjarjet kanë ndryshuar komplet rrjedhë. Moderatoren seksi të emisionit “Prive” e shohim çift me muzikantin më të përfolur të muajve të fundit, Mumajesin.

Pak muaj më parë, Libertën e pamë në rrethin e ngushtë të miqve të Elvanës, pikërisht në darkën që ajo organizoi për mikeshat e saj në inaugurimin e biznesit “Altar”. Në atë darkë, Elvana tregoi dhe një histori për Florin, duke e konsideruar si ish-bashkëpunëtor. Edhe pse nuk ia përmendi emrin, të gjithë të pranishmit e kuptuan për kë bëhej fjalë, pasi situatat dhe historia që rrëfeu të çonin pikërisht te Mumajesi. Tashmë, në vetëm pak kohë, Liberta duket se ka kaluar në kahun tjetër, duke u afruar me muzikantin Mumajesi, histori që është zbuluar pikërisht nga mediat e Kosovës.

Image

Gazetarët zbuluan se Flori jo vetëm është dashuruar me Libertën, por ata kanë nisur bashkëjetesën në shtëpinë që muzikanti ka blerë së fundi në Prishtinë. Duket se Liberta, e njohur për karakterin e vajzës së fortë dhe me personalitet të veçantë, ia ka ndryshuar jetën Florit, duke e tërhequr pas vetes, aq sa e ka bërë të lërë Tiranën. Ndërkaq, mbetet për t’u theksuar se Flori dhe Liberta nuk e kanë konfirmuar lidhjen, po as s’e kanë mohuar. Ndërkaq, nga kërkimet në Instagram, portalet kanë gjetur një fotografi, që ndoshta zyrtarizon marrëdhënien e tyre.

Në foton në fjalë shfaqen disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Florit, siç janë Klajdi Haruni dhe Bruno, dhe bashkë me ta është edhe e vetmja vajzë e grupit, pikërisht Liberta Spahiu, e ulur në krah të Florit.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është nëse kjo foto e postuar me dëshirë nga vetë ata është zyrtarizim i lidhjes kaq të përfolur, apo Flori dhe Liberta kanë pirë një gotë dhe kanë shkrepur foton, si për të provokuar mediat pas lajmeve se ata janë çift? Duke pritur përgjigjen nga vetë ata, nuk mund ta fshehim faktin që vërtet ky është çifti që na befasoi, pasi nuk i kishim imagjinuar kurrë bashkë Florin me Libertën.

HISTORITË E NGATËRRUARA VIP; FLORI ME LIBERTËN, SI GETOARI ME MARINËN

Duket se aq shpesh i takon jeta personazhet e showbizit, sa u ndodh që të përplasen me partnerët. Mes historive të ngatërruara VIP nuk shpë tojnë as çifti Getoar Selimi e Marina Vjollca. Getoari më parë është përfolur për lidhje me Elvana Gjatën, e më pas me Liberta Spahiun, dy vajzat e njohura që për Florin e para është një ish, dhe e dyta e dashura aktuale, nëse merren për bazë lajmet e mediave të Kosovës.

Gjithsesi, e shkuara mbetet e shkuar, dhe dy muzikantëve u mbetet vetëm të shijojnë lidhjet e momentit. Vlen për t’u përmendur se si Getoari, ashtu dhe Flori, kësaj here kanë hequr dorë nga këngëtaret, për t’u hedhur nga të bukurat e medias.

Ashtu siç bëri Getoari, i cili bleu apartament në Tiranë për të nisur bashkëjetesë me Marinën, edhe Flori ka bërë të njëjtën gjë, duke blerë shtëpi në Prishtinë, për të nisur bashkëjetesë me Libertën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat