I dashuri i hodhi acid në fytyrë, ja si ndihet modelja italiane

Mediale Vip

I dashuri i hodhi acid në fytyrë, ja si ndihet modelja italiane

Më: 14 prill 2017 Në ora: 08:44
Modelja italiane, Gessica Notaro dhe Jorge Tavares

Modelja italiane, Gessica Notaro ka folur për herë të parë pas lajmit se i dashuri i saj i hodhi acid në fytyrë. Ajo qëndroi e shtruar në spital për dy muaj që të trajtonte plagët e rënda.

Gessica ka vendosur një maskë në fytyrë dhe duhet të presë një vit për tu shëruar që të bëjë ndërhyrje kirurgjikale.

“Fytyra ime është shkatërruar, po tiparet janë akoma. Kam bërë dy muaj burg dhe nuk mund të bëj jetën e mëparshme. Nuk mund të dal në diell dhe jam e bllokuar nga kjo maskë dhe fytyra ime më dhemb gjithë kohën. Kam shpenzuar të gjitha paratë për mjekime dhe nuk mund ta bëj përsëri punën time sepse s’mund të prek ujë,” – ka thënë ajo për Dailymail.

Ndërkohë, ish i dashuri i saj, Jorge Tavares, i cili e mohon se ka bërë një gjë të tillë ndodhet në burg në pritje të gjykimit.

Image
Gessica Notaro dhe Jorge Tavares
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat