Kylie gjen një të dashur të ri?

Mediale Vip

Kylie gjen një të dashur të ri?

Më: 17 prill 2017 Në ora: 07:58
Kylie Jenner

A e ka gjetur Kylie Jenner një të dashur të ri?

19-vjeçarja është parë duke kaluar kohë me muzikantin Travis Scott gjatë Festivalit të Muzikës “Coachella 2017”, këtë fundjavë në Indio, California.

“Kylie dhe Travis ishin në një tryezë private, ku ata më pas u bashkuan me miqtë”, ka thënë një burim për People.

“Travis dhe Kylie gjithashtu kanë qenë miq për një kohë”, tha më tej burimi. “Kur ajo dhe Tyra kishin probleme në marrëdhënie, ajo shpesh herë është përpjekur ta bëjë atë xheloz, duke dalë me djemë të tjerë”.

Në fillim të këtij muaji u zbulua se Kylie dhe Tyga janë ndarë nga njëri-tjetri.

Image
Kylie Jenner dhe Travis Scott
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat