Dashuri e re për Elhaida Danin?

Mediale Vip

Dashuri e re për Elhaida Danin?

Më: 20 prill 2017 Në ora: 17:49
Elhaida Dani

Që pas pjesëmarrjes së saj në Eurovizion këngëtaren Elhaida Dani e kemi parë gjithnjë e më rrallë në vendin tonë, por gjithashtu edhe në rrjete sociale.

Ka qenë rikthimi i saj në një musikal, që e risolli sërish Elhaidën në vëmendje për publikun shqiptar. Megjithatë këtë herë ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto në të cilën shfaqet mjaft në formë. 

Por ndërkohë ajo që na bën më shumë përshtypje është dedikimi që Elhaida ka bërë krahas fotos. “Gjej kohën ti buzëqeshësh atij që të bën të buzëqeshësh,”-ka shkruar ajo. Një dashuri e re të ketë ardhur në jetën e saj?

Image
Fotografia në Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat