Agnesa Vuthaj kujton momentin e veçantë të takimit me Presidentin Rugova

Mediale Vip

Agnesa Vuthaj kujton momentin e veçantë të takimit me Presidentin Rugova

Më: 22 prill 2017 Në ora: 15:12
Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj është pa diskutim njëra ndër modelet më të suksesshme shqiptare.

Karriera e saj filloi me marrjen e titullit “Miss Peja” fillimisht, për të vazhduar më pas me titullin “Miss Kosova”, dhe deri në vitin 2004 ku u shpall “Mis Shqipëria”, titull që i hapi dyert bukuroshes shqiptare drejt spektakleve të mëdha botërore si “Miss Bota” dhe “Miss Univers”.

Bukuroshja Vuthaj ka marrë vlerësime edhe nga figura të larta të vendit. Në vitin 2003 ajo ka pasur fatin të takojë në zyrën e tij Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugovën.

Ky i fundit e kishte përgëzuar Agnesën për arritjet në karrierën e saj si modele, gjersa shprehej se ishte edhe më i lumtur për miss-in, për vet faktin se të dy me prejardhje janë nga fshatrat e së njëjtës komunë, Istogut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat