Lady Gaga i këndon mikes së sëmurë me kancer

Mediale Vip

Lady Gaga i këndon mikes së sëmurë me kancer

Më: 23 prill 2017 Në ora: 13:46
Lady Gaga

Lady Gaga doli edhe njëherë në skenë, gjatë fundjavës së dytë të Festivalit të Muzikës, “Coachella 2017”, të shtunën mbrëma, në Indio, California.

Këngëtarja 31-vjeçare performoi me këngët që shtriheshin mbi karrierën e saj duke filluar me “Scheibe” dhe në fund me “Bad Romance”.

Më pas, ajo nisi të luajë me piano këngën e saj “Edge of Glory”, këngë të cilën ia kushtoi mikes së saj të ngushtë Sonja, e cila aktualisht është duke luftuar me kancerin.

“Mikja ime Sonja është shumë e sëmurë dhe e dua aq shumë, dhe në qoftë se nuk ka problem për ju, do të doja ta këndoja këtë këngë për të”, i tha Gaga turmës plot emocion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat