Vdes modeli që u shfaq pranë Naomi Campbell

Mediale Vip

Vdes modeli që u shfaq pranë Naomi Campbell

Më: 23 prill 2017 Në ora: 14:20
Alasdair Russel

Modeli, Alasdair Russel që është shfaqur në një njoftim pranë Naomi Campbell është gjetur i vdekur në rrethana tragjike. 19-vjecari ishte gati për të realizuar ëndrrëën e tij më të madhe si njeriu më i vogël që ngjit malin më të lartë në botë, por ndërroi jetë 2 javë para.

Trupi i tij u gjend i vdekur pranë një adrese në Miami ndërkohë që policia po investigon për të zbardhur ngjarjen e plotë. Ai ishte një djalë aventurier dhe i pëlqente të thyente rekorde botërore.

Nuk ishte hera e parë që donte të bënte një gjë të tillë, pasi Russel ka thyer rekordin e të rinjve që ngjiteshin në majat e Aconcagua dhe Alpamayo në Amerikën Jugore.

Në karrierën e tij të modelingut mori pjesë në një njoftim me supermodelen Naomi Campbell dhe më pas u bë pjesë e revistës ‘OQ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat