Këngëtarja gjermane Levina e cila do të përfaqësojë vendin e saj në “Eurosong” për këtë vit ka vizituar Tiranën, përpara se të shkojë në Kiev dhe të konkurrojë. Vizita në kryeqytetin shqiptar është përjetuar me emocione nga ana e saj. Levina ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook” për vizitën. “Mirëdita Tirana. Çfarë vendi i bukur. Shumë faleminderit për mikpritjen. Sot mësova për këtë shenjë që përfaqëson simbolin e shqiptarëve. Të festojmë diversitetin”, kanë qenë fjalët emocionuese të saj. Por se pas kësaj këngëtarja gjermane ka pasur disa kritika të vogla, për shkak se Levina e ka quajtur simbolin tonë kombëtar shqiponjën, një “zog”.