U martua me Almeda Abazin, tregon arsyen pse nuk mban unazën e martesës

Mediale Vip

U martua me Almeda Abazin, tregon arsyen pse nuk mban unazën e martesës

Më: 25 prill 2017 Në ora: 17:16
Almeda Abazi dhe Tolga Sayisman

Almeda Abazi dhe i fejuari, Tolga Sayisman, lidhën kurorë në Los Angeles dhe një prej gjërave që ka rënë në sy, është fakti që aktori turk nuk mbante në gisht unazën e martesës.

Sipas portalit “Haber Turk”, e ëma e Almedës i dhuroi Tolgës unazën e bashkëshortit të saj të ndjerë, i cili ka ndërruar jetë 11 vite më parë.  “Tani dua që ta mbash ti këtë unazë.”- mësohet t’i ketë thënë ajo Tolgës dhe bëhet e ditur se ai e mban në një zinxhir në trup rrethin e martesës, pasi nuk i bën në gisht. “Edhe vajza edhe unaza e vjehrrit më janë besuar mua, janë amanete për mua. Jam shumë krenar që mbaj një kujtim kaq të vlefshëm.”- mësohet të ketë thënë Sayisman, duke premtuar se do të kujdesej për to.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat