Jennifer Lopez e pranon publikisht lidhjen, ka fjalë të mëdha për të dashurin

Mediale Vip

Jennifer Lopez e pranon publikisht lidhjen, ka fjalë të mëdha për të dashurin

Më: 5 maj 2017 Në ora: 20:48
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez bëri më të mirën e saj duke u përpjekur që të shmangë pyetjet e drejtuesit të emisionit, The Late Late Show, James Corden derisa ky i fundit po e ngacmonte këngëtaren për të dashurin e saj, Alex Rodriguez.

“Kohëve të fundit ke qenë në Miami. Të kemi parë në disa fotografi. A ke qenë më e afërt me dikë në veçanti”, ka pyetur Cordren.

Lopez duket se nuk donte të jepte një përgjigje andaj me çdo kusht po përpiqej që të mos i përgjigjej pyetjeve me spec.

“Të lutem mos ma bëjë këtë”, ka thënë Lopez derisa i drejtohej Corden.

Por duket se Corden me gjithë insistimet e mëdha, në fund edhe ia del.

“Ti ke kaluar kohë me dikë në veçanti, kë? Si ishte emri i tij. A-Rod apo jo? Alex Rodriguez?”, e ka pyetur drejtuesi i The Late Late Show, këngëtaren dhe aktoren.

“Çfarë dëshiron të të them”, ka thënë Lopez e cila shpejtë u përgjigj “PO. Ai është më i miri. Ai është i jashtëzakonshëm. Ka plot humor dhe thjesht është i mrekullueshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat