Miley Cyrus me performancë për viktimat e Manchesterit

Mediale Vip

Miley Cyrus me performancë për viktimat e Manchesterit

Më: 24 maj 2017 Në ora: 16:00
Miley Cyrus

Milye Cyrus duket se e ka në mendje sulmin në Manchester që la të vdekur 22 persona e mbi 50 të tjerë të lënduar.

Këngëtarja 24 vjeçare ia dedikoi performancën e saj finale në The Voice të gjitha viktimave dhe të prekurve nga sulmi i tmerrshëm në Manchester Arena të hënën mbrëma.

“Dua të ia dedikoj këtë këngë mikes sime të mirë, Ariana Grande dhe të gjithë atyre që kanë përjetuar sulmin e tmerrshëm të hënën në Manchester. Zemra dhe mendimet tona janë me ju”, ka thënë Cyrus para performimit.

Këngëtarja që kishte vendosur pak grim dhe kishte lëshuar flokët e saj dredha dukej mrekullueshem derisa kishte veshur një palë pantollona të shkurtëra të bardha dhe një bluzë ngjyrë bezhë.

Cyrus kishte postuar edhe një fotografi bardh e zi të saj dhe të koleges Grande duke shkruar edhe një shkrim të ndjeshëm.

“Do doja ta përqafoja miken time Ariana Grande. Të dua shumë dhe më vjen keq që ishe pjesë e kësaj ngjarje tragjike. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë prekur nga ky sulm i tmerrshëm. Ju dërgoj shumë dashuri”, kishte shkruar ajo.

Të hënën mbrëma, një shpërthim i fuqishëm që ndodhi në koncertin e Ariana Grande ka marrë jetën e 22 personave dhe ka lënë të lënduar më shumë se 50 veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat