Bashkë në dasmë, Flori këndon këngën e Orinda Hutës, Liberta e filmon

Mediale Vip

Bashkë në dasmë, Flori këndon këngën e Orinda Hutës, Liberta e filmon

Më: 27 maj 2017 Në ora: 11:01
Orinda Huta, Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu

Mbrëmja e kaluar ka mbledhur thuajse të gjithë vipat në martesën e menaxherit të “Babastars”.

I pranishëm ka qenë edhe producenti shqiptar Flori Mumajesi I cili së fundmi është përfolur të jetë në një lidhje me moderatoren nga Kosova Liberta Spahiu. Edhe pse ata të dy kanë preferuar të qëndrojnë në heshtje për këtë pjesë, dasma e mbrëmshme i ka shfaqur sërish bashkë. Por ajo që ra në sy ishte momenti kur Flori po këndonte për ciftin pikërisht këngën që ka realizuar para shumë vitesh për Orinda Hutën “Të dua” ndërsa Liberta e filmonte.

Kujtojmë që kantautori kohë më parë është përfolur edhe për një lidhje me këngëtaren e cila sipas thashethemeve nuk përfundoi aspak mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat