Nëna më e re Tuna, ka një urim të veçantë për ditën e fëmijëve!

Mediale Vip

Nëna më e re Tuna, ka një urim të veçantë për ditën e fëmijëve!

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 16:40
Tuna

Dita ndërkombëtare e fëmijëve nuk kaloi pa u uruar plot dashuri edhe nga këngëtarja e mirënjohur Tuna, e cila para pak kohësh u bë nënë e një djali.

Padyshim një lumturi e madhe është dyfishuar në jetën e këngëtares dhe bashkëshortit të saj Patrisit, gjë që e dëshmojnë vazhdimisht përmes fotove që publikojnë në llogaritë e tyre personale.

Thënë të drejtën Tuna duket si asnjëherë tjetër që nga lindja e djalit seç i është shtuar bukuria, e cila po vazhdon të qëndrojë e tillë në fizikun e këngëtares.

Postimi i fundit i saj shfaq një dashuri të pastër, me Tianin e vogël në krah, e që e bënë këngëtaren të duket rrezatuese.

Image
Postimi i Tunës
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat