Vdes reperi i njohur Prodigy nga Mobb Deep

Mediale Vip

Vdes reperi i njohur Prodigy nga Mobb Deep

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 20:51
Prodigy

Reperi i njohur Prodigy nga grupi Mobb Deep ka vdekur në moshën 42 vjeçare.

Publicisti i grupit ka konfirmuar për XXL, vdekjen e reperit duke thënë që ai është gjetur pa ndjenje mëngjesin e së martës.

Ai kishte pasur disa kriza shëndetësore javën që shkoi, përderisa tashmë është e ditur që Prodigy ka vuajtur nga një sëmundje e qelizave pothuajse gjatë tërë jetës.

Gjatë tërë karrierës së tij Prodigy është konsideruar një tekstshkrues i pa shoq, duke u kujdesur për tekstet e Mobb Deep përderisa Havoc hapi rrugët si producent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat