“A do të duhemi më shumë jashtë shtëpie?!”

Mediale Vip

“A do të duhemi më shumë jashtë shtëpie?!”

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 02:56
Danjeli dhe Fotinia

Danjeli dhe Fotinia janë njohur, dashuruar dhe martuar brenda shtëpisë së Big Brother.

Edhe përse ndjehen mjaft mirë përkrahë njëri-tjetrit, ata nuk e dinë se si do ta përballojnë jetesën jashtë shtëpisë së Big Brother, ku të dy palët kanë lënë në mes projekte private nga më të ndryshmet dhe dalja këtë të shtunë si fitues apo jo, do të përcaktojë shumë edhe situatën e tyre ekonomike e shoqërore jashtë shtëpisë.

E ndërsa po afron fundi i ëndrrës së quajtur “Big Brother”, për Danjelin e Fotininë kanë filluar mendimet për jetën jashtë shtëpie.

Një ditë më parë Fotinia i shprehet shqetësimin Fiorentinës për jetesën me Danjelin dhe se e shihte të pamundur për momentin që ajo të jetojë e ndarë nga mamaja e saj.

Por teksa janë të dy bisedojnë rreth ndjenjave të tyre, “A mendon se do të duhemi më shumë kur të dalim tani që jemi të martuar”, e pyet Fotinia, Danjelin, ndërsa ky i fundit përgjigjet se janë po ata vetë që do e përcaktojnë një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat