Pamela Anderson në lidhje me ish-futbollistin e Milanit?

Mediale Vip

Pamela Anderson në lidhje me ish-futbollistin e Milanit?

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 23:36
Pamela Anderson

Mbrëmjen e së enjtes, Pamela Anderson është fotografuar teksa shijonte një darkë me futbollistin Adil Rami, në jug të Francës.

49-vjeçarja, e cila përflitet se është në një lidhje me themeluesin e “WikiLeaks” Julian Assange, ishte veshur me një fustan me lule që tregonte format e saj të mrekullueshme në takimin e saj me sportistin francez 31 vjeç.

“Daily Mail” shkruan se, “në dalje të restorantit, Pamela dhe Adil kanë mbajtur pak distancë nga njëri-tjetri dhe më pas janë bashkuar nga disa miq të tjerë”.

Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për këtë lidhje, një gjë është e sigurt, dyshja ka shijuar në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat