Martohet ministri i Ekonomisë, Trump dhe Melania në dasmë

Mediale Vip

Martohet ministri i Ekonomisë, Trump dhe Melania në dasmë

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 11:29
Steven Mnuchin është kurorëzuar me aktoren skoceze Louise Linton

Presidenti Donald Trump, zonja e parë Melania Trump si dhe disa anëtarë të kabinetit morën pjesë në ceremoninë e martesës së Ministrit të Ekonomisë.

Steven Mnuchin është kurorëzuar me aktoren skoceze Louise Linton.

Zëvendëspresidenti Mike Pence ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni, e cila u zhvillua në auditorin në Uashingtonit, në një vend historik të vendosur pranë Qendrës Kombëtare.

Zonja e dytë Karen Pence ishte gjithashtu e pranishme.

Melania Trump dukej e mrekullueshme më një fustan në rozë të ëmbël, ndërkohë që Presidenti Trump është parë duke festuar pothuajse gjatë gjithë kohës.

Përveç bashkëshortëve Trump dhe Pence, mysafirët e tjerë përfshinin Sekretarin e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer dhe bashkëshorten e tij Rebecca Miller si dhe disa ministrave të tjerë. 

Image
Foto nga dasma
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat