I dashuri misterioz i Rihannas është nga Arabia Saudite dhe është tejet i pasur

Mediale Vip

I dashuri misterioz i Rihannas është nga Arabia Saudite dhe është tejet i pasur

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 14:54
Rihanna

I dashuri sekret i Rihannas është një nga biznesmenët më të pasur i quajtur Hassan Jameel i cili llogaritet si një prej shokëve më të mirë të supermodeles Naomi Campbell.

Mediat angleze raportojnë se lidhja mes Hassan, familja saudite e të cilit posedon të drejtat e përfaqësisë së markës së makinave Toyota dhe këngëtares nga ishujt Barbados është e vërtetë.

Çifti janë parë publikisht për herë të parë dje në një pishinë duke u puthur plotë pasion në Spanjë.

Një burim ka bërë të ditur se Riri u ka thënë shoqeve të saj se është e marrosur nga dashuria për biznesmenin saudit.

Me këtë lëvizje Rihanna u jep fund spekulimeve për statusin e saj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat