Big Mama deklarohet për lidhjen e fshehur

Mediale Vip

Big Mama deklarohet për lidhjen e fshehur

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 14:06
Big Mama

Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka filluar të këndojë që në moshë shumë të re.

Ajo është dalluar me suksese të shumta në skenën muzikore, ndërsa vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Përpos muzikës ajo është e njohur edhe si prezantuese e shkëlqyer. Së fundi ajo është më afër publikut me emisionin Mama’s Trip.

Big Mama preferon të mos flasë për jetën e saj private, ndërsa në një intervistë për Zhurnal është pyetur rreth një lidhjeje të fshehur të spekuluar.

“Deri më sot më kanë fejuar e martuar, por unë nuk kam folur disa raste dhe i kam demantuar, por kam vendosur që deri në momentin kur të ketë diçka konkrete të mos flas”, ka thënë ajo.

Sa u përket planeve për të ardhmen, Big Mama ka thënë se do të vazhdojë me këngë, klipe, dasma dhe “shumë dashuri për gjithë njerëzit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat