Miley Cyrus kujton puthjen e parë me të fejuarin

Mediale Vip

Miley Cyrus kujton puthjen e parë me të fejuarin

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 13:21
Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus

Miley Cyrus ka ndarë një fotografi të puthjes së saj të parë me tashmë të fejuarin e saj, Liam Hemsworth, në fillimet e tyre, në filmin “The Last Song” në vitin 2010.

Cyrus këtë fotografi e ka shpërndarë me një shkas…në Ditën Botërore të Puthjeve.

“Urime Ditën Botërore të Puthjeve. Puthja jonë para 8 vjetësh”, ka shkruar aktorja 24 vjeçare.

Cyrus dhe Hemsworth janë takuar në filmin që është bazuar në novelën e Nicholas Sparks.

Megjithëse të dy u ndanë në vitin 2013, u bashkuan sërish në vitin 2016, dhe tashmë janë gati për tu martuar.

Image
Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat