Adoleshentja ndahet nga i dashuri, aktori i njohur e mbështet

Mediale Vip

Adoleshentja ndahet nga i dashuri, aktori i njohur e mbështet

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 08:53
Fotografitë u publikuan në Twitter

Aktori i njohur, Ryan Reynolds ka vërtetuar se është ndër figurat më të dashuria për publikun, pasi mbështeti fansen e tij në një fazë të vështirë.

Gabi Dunn u nda nga i dashuri vetëm dy ditë pas mbrëmjes së maturës, por nuk mund ti rezistonte publikimit të fotografive nga ceremonia.

Ajo zgjodhi që të përdorte programin ‘Photoshop’ që në vend të tij të vendoste yllin Ryan Reynolds, të shoqëruar me tekstin: “Unë dhe i dashuri im u ndamë disa ditë pas maturës, kështu që unë vendosa të modifikoj pak fotot.”

Fotografitë u publikuan në Twitter, të cilat i vuri re aktori dhe e mbështeti duke postuar statusin: “Mos u ngatërroni me Gab-in”, duke u bërë virale në pak minuta për mbrojtjen që i bëri asaj.

Pas pak, të gjithë filluan të modifikonin shoqëruesin duke vendosur të preferuarit në botën e televizionit.

Image
Twitter
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat